TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alfred Peza, ka qenë i ftuar në emisionin e Sokol Ballës në News24, ku ka komentuar edhe përkeqësimin e renditjes së Shqipërisë, sa i përket lirisë së medias, sipas Reporterëve pa Kufij.
Peza tha se në një rast, bëhej fjalë për arrestimin e një vajze për përhapje paniku me mesazhe në rrjetet sociale.
Ndërsa për daljet e panumërta të Ramës, Peza tha se ka penetruar interneti dhe Rama e shfrytëzon këtë penetrim, për të komunikuar me qytetarët.
"Sa i takon arrestimit të një vajze në Durrës për përhapje paniku, ishte një komunikim që me lajmin që bëri, nxorri njerëz në shesh dhe tmerroi persona të shumtë. E dyta, sa i takon komunikimit të herëpashershëm të kryeministrit, ndodh, sepse situata është e pazakontë.
Doja të thosha se komunikimi tani është horizontal, për shkak të penetrimit të internetit. Të gjithë udhëheqësit modernë, gjithmonë e më tepër e kanë fokusin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe roli i gazetarit ka ardhur duke u rideminsionuar. Kjo mund të bëjë nervozë disa gazetarë, por kjo mënyrë komunikimi tani kështu ndodh. Kryeministri Rama shfrytëzon komunikimin live me qytetarët", tha Peza.