TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi fton në një takim sqarues gazetarët, të cilët protestuan një ditë më parë në kundërshtim të vendimit për përjashtimin e tyre nga komisionet parlamentare.
Pas letrës së drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Kuvendi thekson se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, do të presë nesër në orën 11:00 të gjithë gazetarët.
“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallën në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.