TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e sotme për të shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë për zgjedhje në Shkodër.
Në seancë mungonte përfaqësuesi i LSI dhe u kërkua që të shtyhet seanca, por Kolegji nuk e konsideroi si shkak.
Për Kolegjin Zgjedhor nuk justifikohet shtyrja e seancës së sotme pasi LSI është vendosur më parë në dijeni dhe mund të sillte një përfaqësues tjetër.
“Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.
Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.”- tha drejtuesi i seancës.
Ditën e sotme do të shqyrtohet padia e PD dhe LSI për zgjedhjet në Shkodër.
KAS rrëzoi më parë paditë për këtë qark kurse PD dhe LSI e kanë çuar tashmë çështjen në Shkodër, edhe pse Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar paditë për qarqet e tjera pararendëse.