TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat special izraelite kanë vrarë këtë të enjte, dy oficerë palestinezë.
Kjo gjë është konfirmuar nga autoritetet palestineze, shkruajnë mediat e huaja.
Mediat izraelite, bëjnë me dije se incidenti është shkaktuar nga identifikimi i gabuar, gjatë një operacioni për kërkimin e personave të armatosur.
Zyrtarët palestinezë nuk kanë komentuar ende për në Jenin. Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se përpos dy të vdekurve, një person tjetër është plagosur rëndë, shkruan Reuters.
Një burim izraelit tha: “Duket se njësia ndaj të cilës qëlluan me armë ishte e fshehtë. Forcat tona ia kthyen zjarrin, duke menduar se të shtënat nga burrat palestinezë të sigurisë ishin pjesë e përleshjes me terroristët e kërkuar”.
Kujtojmë që para pak javësh, Izraeli dhe palestinezët zhvilluan luftime që zgjatën 11 ditë.
Gjatë luftimeve u vranë mbi 250 persona, shumica palestinezë në Gaza.
Palët arritën armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe pas presionit të madh ndërkombëtar për të vendosur paqe.