TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Seanca e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka fytyrën e Selami Jenisherit dhe është aq serioze sa ç’është ky Selamiu!” – Me të tillë sarkazëm foli sot Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.
Moderatori Flavio Qarri i ka kërkuar një koment z. Vasili për seancën parlamentare të së mërkurës , përfshirë edhe entuziazmin e disa “ish-deputetëve tuaj” në fund.
“Mendoj se dje është asistuar në aktin e fundit të “mbylljes” së 25 Prillit, - tha Vasili, - që pati të gjithë grabitjen e tmerrshme të votave që ndodhi anembanë Shqipërisë: dje ndodhi dhe një proces i shëmtuar që nuk bëri asgjë tjetër përveçse varrosi atë që quhet parlamentarizëm në Shqipëri.
Besoj se dje kemi parë skena nga më të shëmtuarat të vulgaritetit, të anti-ligjit, të anti-kushtetueshmërisë, duke u mbledhur një tufë dallkaukësh për të realizuar një zero-proces!
Sepse... duhet të jeni shumë të qartë të gjithë që dje kemi pasur një zero-proces, sepse nuk është gjykuar për asgjë por është mbledhur një tufë dallkaukësh për të votuar për opinionet e Presidentit të Republikës - jo për veprimet e Presidentit të Republikës, sepse ka zero-veprim, por mblidhen për të diskutuar për opinionet:
si Presidenti duhet të flasë, ç’duhet të thotë dhe se cilat janë ato që kur flet mërzisin Edi Ramën e për këtë arsye duhet të shkarkojmë Presidentin!!!
Nga pikëpamja e përmbajtjes, por dhe procedurës, është një proces absolutisht zero. Por gjëja më e rëndë është që kanë turpëruar Shqipërinë në mënyrë të atillë që nuk e meriton kurrë.
Ju me të drejtë futët një insert për të mizerabilitetin e seancës dhe seanca ka fytyrën e këtij Selami Jenisherit dhe është aq serioze sa ç’është ky Selamiu! Besoj se kaq del e tepron.”