AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 11:27

SHBA e shpalli “non grata”, Berisha kujton takimin me George W Bush në Tiranë

SHBA e shpalli “non grata”, Berisha kujton takimin me George W Bush

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot pritjen e George W Bush në Tiranë.

14 vite më parë, Bush asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhi në Tiranë, në të parë vizitën të një presidenti amerikan në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet social, Berisha e cilëson si ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush në Shqipëri,” shkruan Berisha.

Ish-kryeministri është shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha pretendon se ky vendim nuk është bazuar në prova dhe ka paditur për shpifje Sekretarin Amerikan, Anthony Blinken.