AKTUALITET, 10 Qershor 2021, 09:37

Covid-19/ Mësuesit dhe pedagogët do të marrin sot dozën e dytë të vaksinës

Covid-19/ Mësuesit dhe pedagogët do të marrin sot dozën e

Ditën e sotme mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e vaksinimit në stadiumin Air-Albania.

Ministrja deklaroi se është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen në kohë duke theksuar se pas stafit pedagogjik, është radha e forcave të armatosura.

“Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura.

Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, u shpreh ministrja.