TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për kryetar i PD-së më zgjedhjet e 13 qershorit, Fatbardh Kadilli thekson në rrjetet sociale se kreu i opozitës duhet të ketë vetën një mandat katër vjeçar dhe nëse nuk fiton zgjedhjet duhet të largohet.
Ndër të tjera ai thekson se misioni i tij është që ti japë fund kryetarit-pronar.
Kadilli thekson se kryetari i opozitës ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më.
“PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar.
Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.
Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, ka thënë Kadilli.