TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pritej, por nuk mendohej se përgjigjia e gazetës më të madhe evropiane, gazetës gjermane ‘Bild’, do ishte e tillë.
Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede, ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarët e PS i nënshtrohen ‘drejtuesit të një klani mafioz’ në këmbim të marrjes së votave.
“Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza.
Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave”, shkruan gazetari.
“Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë gjashtë përgjime konkrete”.
“Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit”, vijon gazetari.