AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 11:33

Balliu: Rama në ditët e fundit, ka rritur dozën e vjedhjeve

Balliu: Rama në ditët e fundit, ka rritur dozën e vjedhjeve


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, në një dalje publike për mediat u shpreh se Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe se ai po rrit dozën e vjedhjes e grabitjeve.

Balliu tha se Rama ka kapur Prokurorinë, e cila lë në “arrest shtëpie” banditët e kriminelët, ndërsa lë në burg protestuesit.

“Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Edi Rama ka rritur dhunën ndaj protestuesve.

Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’.

Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës”, tha Balliu.