TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka përsëritur dhe njëherë thirrjen e tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe parlamenti duhet të shpërndahet.
Maliqi në një reagim në Facebook pas publikimit të materialeve nga “Bild” shton se përgjimi i shitblerjeve të votave dhe ndërhyrja e grupeve kriminale tek deputetët dhe tek zyrtarë të tjerë, tregon që shteti ka rënë.
Postimi në Facebook:
“Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Pergjimi i shitblerjeve të votave, nderhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtoret, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emerohen nga krimi.
Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral,korrupsioni dhe krimi i organizuar.
E ardhmja e vendit eshte ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kunder krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, per vot të lire, per të ardhmen e sigurt”.
Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.
Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.
Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.