AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 09:11

Përfundon me zetor në kanal, gjen vdekjen në vend 42-vjeçari

Përfundon me zetor në kanal, gjen vdekjen në vend


Del nga rruga me zetor dhe humb jetën në vend një 42 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Senes të Divjakës e sipas policisë viktimë ka mbetur shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj.

Ai ka qenë duke punuar me zetor, kur papritur humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi në kanal, duke gjetur edhe vdekjen.

Informacion paraprak

Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.