TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisja e kampionatit në LaLiga e ka gjetur sërish Realin e Madrid me të njejtat probleme. “Los Balankos” e kanë humbur magjinë e dikurshme europiane që prej sezonit të shkuar. Rikthimi i Zidan nuk i ndryshoi gjërat në Madrid duke vijuar me po të njejtë situatë kaotike.
Largimi i teknikut francez ishte në periudhën më të artë të momentit për Realin e Madrid. Por rikthimi tek spanjollët e gjen trajnerin totalisht ndryshe. Kjo është parë edhe në ndeshjen e javës së tretë kundër Vilareal. Madrilenët kanë barazuar me shumë vështirsi në transfertën e mbyllur me rezultatin 2-2.
Një lojë e dobët nga ana e lojtarëve madrilenë duke rregjistruar një tjetër barazim i cili mund të përfundonte edhe në humbje. U desh minuta e 86′ që Gareth Bale të shënonte golin e barazimit dhe të dytin personal brenda ndeshjes. Megjithatë heroi i mbrëmjes u venit në fundin e takimit pas daljes nga fusha me kartonin e dytë te verdhë, ndërsa gjithçka ndodhi në minutën e 92 dhe 94. Pas tre ndeshjesh, Reali ka grumbulluar vetëm pesë pikë, shumë pak për një skuadër pretendente për titull