TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohen dy mjekët, të cilët asistuan në lindjen e 25 vjeçares që humbi jetën vetëm 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano, të cilët fillimisht u shoqëruan në polici.
E ndjera Rexhina Debrova, humbi jetën nga një arest kardiak, 1 orë pas lindjes, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët akuzojnë për ngjarjen mjekët, pasi sipas tyre janë treguar neglizhentë dhe të pakujdesshëm. Sipas tyre mjeku kardiolog është paraqitur me vonesë.
Nga ana tjetër, shefja e shërbimit të spitalit në Elbasan, Teuta Ilirjani, është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.