AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 20:34

Dalin pamjet skandaloze, shihni terrorin e policisë në shtëpinë e Florenc Hoxhës

Dalin pamjet skandaloze, shihni terrorin e policisë në

Policia ka arrestuar, Florenc Hoxhën, ish drejtuesin e Policisë Bashkiake, pas protestës së organizuar nga opozita. Arrestimi i Hoxhës është kryer në kushte terrorizuese, pasi policia ka hyrë duke kapërcyer murin e shtëpisë. Në këtë arrestim kanë marrë pjesë dhjetëra efektivë të maskuar dhe gjatë shoqërimit në makinën e policisë, Hoxha është goditur me grushta, një shkelje dhe dhunim mjaft i rëndë i të drejtave të njeriut.

Ky arrestim është kryer në këtë mënyrë të dhunshme, për t'u dhënë një mesazh dhe për të intimiduar edhe qytetarë të tjerë të cilëve u shkon në mendje të protestojnë.

/TPZ.AL/