TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, pranë fakultetit Histori-Filologji kanë shkuar dhe forca të policisë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studentëve dhe pedagogëve bojkotues, mbi të gjitha pasi një gjë e tillë është e ndaluar ligjërisht.
Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Raimonda Nelku, ka treguar në rrjetet sociale se brenda 20 minutash janë paraqitur 2 patrulla. Njëra prej tyre, ndonëse e rrethuar nga studentë e pedagogë bojkotues, ka njoftuar përmes radios se bëhej mësim.
“Policia e shtetit, ne vend qe te kujdeset per rendin dhe te merret me kriminelet, patrullon sot ne fakultetin Histori Filologji. 2 patrulla brenda 20 min. Madje njera nga patrullat raportoi ne radio i rrethuar nga bojkotuesit se ketu behet mesim. Sa keq, ne vend qe te ndjekin krimin , mbajn ne mbikqyrje student e pedagog qe jane aty ne te drejten e tyre, a thua se per kete paguhen nga taksapaguesit e vendit”, shkruan pedagogia Nelku.