AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 18:20

PD: Taulant Balla ishte garanti i 3.4 milionë eurove në ‘Toyota’, Rama përdor policinë për të fshehur provat

PD: Taulant Balla ishte garanti i 3.4 milionë eurove në

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po përdor Policinë e Shtetit për të fshehur lidhjen e Taulant Ballës me 3.4 milionë eurot e kapura në makinat ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit. Më poshtë deklarata e deputetit, Enkelejd Alibeaj.

Policia e Shtetit është shndërruar në policinë e Edi Ramës. Pasi e vuri policinë në shërbim të Tahirit, pasi e vuri në shërbim të Xhafës, ai e përdori sot policinë për të fshehur gjurmët dhe eurot e Taulant Ballës.

Policia gënjeu sot për rrethanat se si drejtuesit e saj u informuan. Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, që nga targa, marka, ku gjendeshin paratë deri dhe se kush ishte garanti i tyre.

PD deklarojnë me Përgjegjësi se Balla, ishte garanti i parave që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që është një bandë nga Elbasani’, tha Alibeaj.