AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 16:30

Pas deklaratës së policisë, reagon Balla: Kallëzim penal për Lulzim Bashën

Pas deklaratës së policisë, reagon Balla: Kallëzim penal

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit, Taulant Balla flet për Top Channel, duke bërë të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.

Taulant Balla tha për TCH se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës duke shtuar se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund.