TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak pasi PD publikoi dokumentet e kartelës elektronike e të dhënave kriminale të nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences, reagon Valdrin Pjetri.
PD theksoi sot se nga ato dokumente, rezulton se Valdrin Luigj Pjetri është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.
Me një postim në Facebook, ai shkruan se e vërteta është ajo që ka deklaruar para kandidimit.
“Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”- thotë ai.
Reagimi i Valdrin Pjetrit:
Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.