TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike është rikthyer sot në KQZ, përmes përfaqësuesit të saj, Njazi Kosovrasti. Prania e z.Kosovrasti në mbledhje është shoqëruar me debate, me kreun e KQZ, Denar Biba.
“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor.” iu drejtua Biba Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje kreut të KQZ.
Sipas jush ku duhet të jem? –tha Kosovrasti ndërsa shtoi se:
“Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep kodi zgjedhor”
PD rikthehet në mbledhjet e Komisionit Qëndror Zgjedhor pas tri muajsh, kohë në të cilën opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet parlamentare.