AKTUALITET, 17 Maj 2019, 10:46

Ish-zv.ministrja e Ramës: Të kufizohet pushteti i kryeministrit. Më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, por…


Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1”, pasi u deklaruar publikisht kunder nismes se qeverise per ndryshimet ne Kodin Penal dhe vednosjen e burgut per nje sere shkeljesh, qe nga dhunuesit e mjekeve dhe policeve, tek abuzuesit me udhqimet, shpreh te tjera kritika te forta. 

beqiraj

Ne nje interviste per Telegraf, ajo thekson se ‘duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate. Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve’.

Ja cfare thote per kufizimin e pushtetit 

Stabiliteti dhe mirëfunksionimi i saj, kërkon sigurimin e pavarësisë së nevojshme midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe mekanizmat e kontrollit edhe balancës midis tyre. Në mendimin tim, duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate.

Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve. Këto nuk janë zgjidhje të thjeshta. Janë qartësisht në kundërshtim me interesat afatshkurtra të liderit të maxhorancës, i cili është në pushtet, por edhe në kundërshtim me ëndrrën me syhapur të liderit të Opozitës i, cili dëshpërimisht, me zjarr edhe bomba molotov, po kërkon po këtë pushtet absolut.

Por për fatin e tyre të keq, sfida me të cilën sot përballen dy liderët, është përtej asaj që ata janë mësuar të bëjnë. Edhe pse qartësisht si maxhoranca edhe opozita, kanë zgjedhur rrugën e thjeshtë, duke ripërsëritur veten, në të njëjtën zakonshmëri të konfliktit ekstrem, ka ardhur koha për të ofruar një paradigmë të re.

Hapi i parë, në këtë krizë të thellë besimi, është të shohin realitetin në sy. Dy liderët, në vend që të ndryshojnë realitetin ,duke ja përshtatur atë “historive të tyre”, duhet të pranojnë atë ashtu siç është, duke ofruar zgjidhjet e kërkuara prej tyre.

A do te kete zgjedhje ne 30 Qershor? 

Beqiraj mendon se, në 30 qershor mund të kemi votime, por jo zgjedhje.  

“Në fakt, është zakon i politikanëve që e kanë politikën profesion, të parashikojnë çfarë do të ndodh javën, muajin apo vitin e ardhshëm dhe më pas të justifikojnë përse çfarë ato parashikuan nuk ndodhi. Profesioni im është financa dhe ekonomia. Ajo që mund të them me bindje, është që, me sistemin ekzistues, me krizën e besimit që ka kapluar vendin , pa pjesëmarrjen e opozitës, në 30 Qershor mund të ketë votime, por jo zgjedhje”- thote ajo.