AKTUALITET, 17 Maj 2019, 11:55

"Kërcënon" Lleshaj:Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit

"Kërcënon" Lleshaj:Kush saboton votimin të japë


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Korça për zgjedhjet e 30 qershorit për të cilat tha se do të mbahen duke nënvizuar përgjegjësitë e policisë për këtë proces.

Ndër të tjera Lleshaj theksoi se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit.

“Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.