TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej zyrtarizimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, është vënë në dyshim dhe fati i mëtejshëm i Lotarisë Amerikane, dhe duket se nënshkrimi i fundit i jep fund ëndrrave të shqiptarëve.
Ligji i ri për emigracionin i jep fund përzgjesdhjes së rastësishme të emigrantëve, duke bërë që hyrja në SHBA të bëhet përmes një sistemi të përzgjedhjes së njerëzve më të kualifikuar.
“Zgjedhja e rastësishme e emigranteve është kundër vlerave amerikane dhe bllokon shumë emigrantë potencial të kualifikuar që kanë shumë për të ofruar në SHBA”, tha Trump në Kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Numri i kartave të gjelbra të lëshuara për rreth 1.1 milion emigrantë në vit, por do të ndryshojë fokusi në mënyrën e përzgjedhjes së atyre që do të fitojnë të drejtën e pajisjes me Green Card, duke u dhënë prioritet individëve me kualifikim të lartë dhe të arsimuar, krahasuar me ata që kanë në SHBA lidhje familjareapo atyre me nevoja humanitare.
Sipas planit, 57% e vizave të emigracionit do t’u jepen njerëzve me aftësi profesionale dhe intelektuale ose me oferta pune dhe vetëm 33% për njerëzit me lidhje familjare. Në një vit nga sistemi i Lotarisë Kombëtare në të gjithë botën mund të përfitonin rreth 50 mijë njerëz.
Trump tha gjithashtu se plani i tij “përshpejton lehtësimet për azilkërkuesit legjitim duke eliminuar pretendimet pa merita. Ata që nuk kanë pretendime legjitime do të kthehen menjëherë në shtëpi”.