TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Republikane (LR) në Francë, Laurent Wauquiez ka deklaruar se partia e tij do të vendosë “veto” për Shqipërisë në sa i përket zgjerimit në BE.
“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Ëauquiez për France Info, mëngjesin e kësaj të premteje.
Wauquiez që drejton partinë dytë në Asamblenë Kombëtare të Francës tha se zgjerimi i Evropës do ishte “një gabim i madh”.
“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Ëauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e Fillon në mes të 2010 dhe 2011.
“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha politikani francez.