AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 09:12

Zhduket pa lënë gjurmë 17 vjeçari në Këlcyrë

Zhduket pa lënë gjurmë 17 vjeçari në

Një 17-vjeçar është larguar nga banesa në Këlcyrë.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të gjetjes së adoleshentit.

Në njoftim theksohet se “bëhet fjalë për shtetasin L.B, 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, i cili është larguar në drejtim të paditur nga banesa.”

Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç.

Policia po heton ndërkohë që ka marrë ne pyetje edhe familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.