AKTUALITET, 12 Prill 2020, 13:43

“Pashkë të mbara për të gjithë!”- Presidenti Meta publikon videon me kolazh të këngëtarit të mirënjohur shkodran

“Pashkë të mbara për të gjithë!”-


Duke uruar shqiptarët për kremtimin e ditës së Pashkës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zgjodhi të publikonte një kolazh me këngë të këngëtarit të njohur shkodran, Bujar Qamili.

Këngëtari dha një ditë më parë një koncert në një nga sheshet e Shkodrës, ku u ndoq nga qytetarët nëpërmjet ballkoneve.

Postimi i plotë i Metës:

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha dje në mbrëmje një koncert në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashkëqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19.

Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” u mbështet nga TV 1 Channel i këtij qyteti, dhe është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, të cilët po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara.

Duke e falenderuar me mirënjohje Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili, ju përshëndes të gjithëve me këtë kolazh të interpetuar prej tij, dhe ju uroj të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, të gëzuar e të këndshme pranë familjeve!

GËZUAR PASHKËT SHKODËR!

PASHKË TË MBARA PËR TË GJITHË!