TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pacient ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa merrte shërbim në Spitalin e Traumës. Lajmi është pohuar nga specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, në përgjigje të interesin të medias.
"Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit, ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës” – tha Dervishi.
Sa është numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar?
Deri më tani janë raportuar gjithsej 48 mjekë dhe infermierë me Covid-19.