TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja me Covid 19, nga 233 teste që janë kryer në total, duke e çuar numrin e të prekurve në 446.
Rastet e reja janë zbuluar në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës, dhe sipas ministrisë janë kontakte të personave që kanë rezultuar më herët me Covid 19.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë, nga të cilët 41 në spitalin Infektiv dhe 8 të tjerë në atë Shefqet Ndroqi, një numër ky nga më të ultit në dy javët e fundit.
12 pacientë ndodhen në gjendje më të rënduar në terapi intesive në të dy spitalet, prej të cilëve 7 janë intibuar.
Ulja e numrit të rasteve pozitive, por edhe e personave që kanë nevojë për trajtim spitalor, kanë bërë që qeveria të mendojë një lehtësim masash duke nisur nga dita e nesërme, ku orari i lejuar do të shtrihet deri në orën 17 e 39, nga ora 13:00 që ishte për tre javë me radhë.