TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfindustria ka paraqitur një plan masash te përbashkëta për tu ndërmarrë nga vendimmarrja politike në Shqipëri, Kosove për përballjen me sa më efektivitet me pasojat e emergjencës së epidemisë Covid-19 dhe në afatgjatë në raste të ngjashme të përsëritura.
Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë Covid-19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve
dhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta :
1- Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e
mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është
tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e
shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për
sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët, etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të
gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.
2- Të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
3- Të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji,
shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me
qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
4- Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.