AKTUALITET, 12 Prill 2020, 11:31

Zgjerohet harta/Nga Tirana në Shkodër, kush janë qytetet me më shumë raste të prekurish nga koronavirusi

Zgjerohet harta/Nga Tirana në Shkodër, kush janë qytetet me


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 13 raste të reja nga koronavirusi duke e çuar në 446 numrin e të infektuarve. Ndërkohë deri më tani kanë humbur betejën me koronavirusin 23 persona.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 215 raste

- Durrës 41 raste

- Lushnje 6 raste

- Elbasan 15 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 57 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 5 raste

- Mirditë 3 raste