AKTUALITET, 12 Prill 2020, 11:11

Sot në orën 11:30 do të jepet masat e sigurisë për Orges Bilbilin, anëtari i bandës së Lushnjës u plagos pasi i drejtoi armën policit

Sot në orën 11:30 do të jepet masat e sigurisë për


Në orën 11: 30 të ditës së sotme, në ambinetet e Spiralit të Traumës pritet të jepet masa e siguisë për Orges Bilbilin, i cili dy ditë parë kanosi me armë një efektiv policie.

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.