AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 13:52

LAJM I FUNDIT/ Vendimi i Metës për zgjedhjet, Rama anulon fushatën elektorale

LAJM I FUNDIT/ Vendimi i Metës për zgjedhjet, Rama anulon


Pavarësisht se shprehet se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e tij elektoral që kishte planifikuar të mbante në zonën e Kamzës, ku do të prezantonte kandidatin Rakip Suli.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale njofton qytetarët se shkak për mosmbajtjen e mitingut të sotëm është bërë axhenda e kryeministrit, ndërsa takimi do të shtyhet për një tjetër datë.

"Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Suli në rrjetet sociale, ndërsa një ditë më parë kishte njoftuar se takimi do të bëhej në orën 18:00 të pasdites së sotme.

Kryeministri Rama pritet që të niset pasditen e sotme në Bruksel, ku do të takojë Mogherinin dhe Junckerin, ndërsa nga zyra e tij u tha se kjo vizitë ishte e planifikuar.

Ndryshimi në minutat e fundit i axhendës në Kamëz, tregon se Rama po shkon në Bruksel për të diskutuar mbi krizën dhe përplasjen e re që ka përfshirë vendin.