AKTUALITET, 6 Korrik 2018, 12:24

Pas votimit të projektiligjit për teatrin reagon ashpër ish-ministri: Të largojmë arrogantin, ose arroganti të na largojë të gjithëve

Pas votimit të projektiligjit për teatrin reagon ashpër

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në facebook, pas votimit pro për projektligjin e shembjes së teatrit. Ai ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur arrogant dhe palaço. Bashkë me Ramën ai ka sulmuar edhe deputetët e tjerë socialist, të cilët votuan këtë projektligj.

Statusi i plotë:

Post votim…

———-

Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…