AKTUALITET, 6 Korrik 2018, 12:21

Video/ Ky është tërmeti më i fuqishëm me të cilin është përballur Shqipëria, u rrafshuan 177 fshatra

Video/ Ky është tërmeti më i fuqishëm me të cilin

Ditët e fundit, Shqipëria po përballet me tërmete të njëpasnjëshme, të cilat edhe pse me magnitudë deri në 4 ballë, janë kthyer në ankth dhe panik. Më i fuqishmi ishte ai i dy ditëve më parë prej 5 ballësh, i cili tronditi Tiranën, por edhe qytetet rreth saj.

Në fakt vendi ynë është një zonë me aktivitet të vazhdueshëm sizmik, ku tërmete të lehta bien thuajse çdo ditë.

Tërmeti më i fuqishëm, i dokumentuar në histori do të mbetet ai i 30 nëntorit 1967. Ky tërmet do të prekte më së shumti Dibrën dhe Librazhdin, duke shkatërruar 177 fshatra dhe duke lënë pas 12 viktima e më shumë se 170 të plagosur.

Pamjet filmike të dokumentarit të Kinostudios tregojnë jo vetëm pasojat e tërmetit por edhe mobilizimin e popullatës për të kapërcyer vështirësitë e krijuara.

https://youtu.be/4Q_A50zj2-E