AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 12:01

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin, me magnitudë 5.1 rihter

Një tjetër tërmet i konsiderueshëm është ndjerë në orën 11:52  në Tiranë dhe Durrës.

Tërmeti ka qenë i magnitudës 5.1 rihter, me epiqendër në detin Adriatik.

Qytetarët kanë lënë banesat dhe sidomos në qytetin e Durrësit paniku është në nivele shumë të larta. Gjithashtu raportohet se ka banesa të shumta me dëmtime strukturore, të cilat janë duke u analizuar nga autoritetet.

Sizmiologët bëjnë thirrje që qytetarët të mos futen në banesa që kanë marrë dëmtime në strukturë, pasi është mjaft e rrezikshme.