TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbyllje të mandatit në Shqipëri, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe shefja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin organizuan së bashku një festë lamtumire, ku ishin të ftuar bashkëpunëtorë të dy ambasadorëve në vitet e fundit.
Në festë që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes kanë qenë të ftuar politikanë nga radhët e mazhorancës dhe të opozitës, me të cilët dy ambasadorët kanë punuar së bashku vitet e fundit në veçanti për Reformën në Drejtësi.
Asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në festën e lamtumirës së Lu dhe Vlahutin. Në të shkuarën, dy ambasadorët janë vënë në qendër të akuzave të forta nga opozita.