TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tridhjetë e tre vetë kanë vdekur në një valë të nxehtë që ka pjekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Quebec, thonë zyrtarët.
Moti i nxehtë ka nisur të premten e kaluar me temperatura deri në 35 gradë Celsius dhe lagështi të madhe, raporton BBC.
Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ndërsa shumica e viktimave janë të moshës 50 deri në 80 vjeç.
Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thanë zyrtarët.
Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije. “Po bëjmë gjithçka të mundur”, tha kryetarja e Montrealit, Valerie Plante.