AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 17:12

Pas shirave që përmbytën vendin, indianët kërcënohen nga gjarpërinjtë e akrepat

Pas shirave që përmbytën vendin, indianët

Banorët e përmbytjeve në Indi që kthehen në shtëpi janë paralajmëruar të përgatiten për një kërcënim të ri: gjarpërinjtë e akrepat.

Disa skuadra të gjarpërinjve janë vëndosur në zonat e prekura në Kerala, mes frikës se zvarranikët janë fshehur në dollapë, nën qilima ose brenda lavatriçeve në shtëpitë e përmbytura.

Spitalet në zonat e përmbytura janë furnizuar me anti-helm.

Përmbytjet shkatërruese kanë vrarë rreth 400 njerëz në Kerala që nga qershori.

Më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën dhe shumë prej tyre kanë marrë strehim në mijëra kampe të ndihmave në të gjithë shtetin jugor.

Përveç gjarpërinjve, gjithashtu akrepat e insektet e tjera thuhet se janë futur brenda në shtëpitë e banorëve.