TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi në një deklaratë për shtyp akuzoi sërish biznesmenin Edmond Bego, i cili u la i lirë pak ditë më parë nga autoritetet greke, pasi rezultoi të mos ishte në kërkim nga Italia.
Boçi thotë se ky person është përfitues i tenderave publikë me vlerë 14 milion euro për shkak se është mik i Taulant Ballës. Sipas tij, pavarësisht fakteve Prokuroria hesht sepse i shërben pushtetit.
Deklarata e plotë:
Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën.
Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.
Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike.
Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës.
Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan.
Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:
Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht!
Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.