AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 14:30

Rama fluturon me charter-in serb drejtë në Torinos për të parë Juventus – Lazio? Paloka zbulon lëvizjet e kryeministrit

Rama fluturon me charter-in serb drejtë në Torinos për të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka me anë të një statusi në Facebook, ka zbuluar lëvizjen e fundit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Palokës, kryeministri është nisur sot drejtë Torinos me një charter serb për të parë ndeshjen Juventus – Lazio. Rama fillimisht ka udhëtuar nga Vlora për në Rinas me një helicopter Cougar, dhe ka marrë charterin për në Torino.

Në fund Paloka u bën thirrje gazetarëve për ta verifikuar lajmin.

Statusi i plotë

“Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter te Serbise YUBTB.

Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00

Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje.”