AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 16:51

Kili, gjykata konfiskon 1,6 milionë dollarë të pasurive të ish-diktatorit Pinoçet

Kili, gjykata konfiskon 1,6 milionë dollarë të pasurive të

Gjykata e Lartë e Kilit urdhëroi të premten konfiskimin e pasurive me një vlerë 1,6 milionë dollarë që i përkasin ish-diktatorit, Augusto Pinochet (1973-1990) në kuadër të një skandali korrupsioni.

”U urdhërua konfiskimi i pasurive në pronësi të Augusto José Ramon Pinochet Ugarte, apo të një prej kompanive të tij, për një shumë të barazvlefshme me 1.621.554 dollarë”, bën të ditur vendimi i konsultuar nga media.

Ky vendim përfundimtar vjen në kontekstin e  "çështjes Riggs”, një hetim për mënyrën ku disa zyrtarë kilianë kishin ndihmuar Augusto Pinochet për të fshehur një pjesë të pasurisë së tij në bankën ”Riggs” në SHBA.