AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 15:32

Automatikë dhe municione në banesë, policia arreston 58-vjeçarin në Vlorë

Automatikë dhe municione në banesë, policia arreston

Një 58-vjeçar në qytetin e Vlorës u arrestua pasi u kap me armë në banesë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga u vendos Qamil Selamaj, banues në fshatin Golimbas të Selenicës.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që iu ushtrua në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri dhe municone me fishekë, konkretish:

– Pushkë gjysmë automatike model 56,

– Pushkë automatike model 63,

– 45 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.