AKTUALITET, 25 Gusht 2018, 12:44

VIDEO) Kundërshtuan me dhunë policinë. Momenti i arrestimit të tre të “fortëve” nga Vlora

VIDEO) Kundërshtuan me dhunë policinë. Momenti i arrestimit

Policia e Vlores ka arrestuar tre të rinj dhe ka shpallur në kërkim shokun e tyre, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të ushtrojnë detyrën e tyre.

Njoftimi i policisë: 

Ndalohen shtetasit:

1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.

2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi K.G.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur më datë 23.08.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.