AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 15:49

Pas dorëheqjes/ Hashim Thaçi niset drejt Hagës me aeroplan ushtarak

Pas dorëheqjes/ Hashim Thaçi niset drejt Hagës me aeroplan

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.