AKTUALITET, 2 Maj 2019, 18:00

Pas Benit, edhe Alerini në Vlorë e lë qiranë për t'u bërë me shtëpinë e tij


Edhe nëse je ende beqar, asnjëherë nuk është keq të investosh për shtëpinë e ëndrrave të tua. Alerini është një i ri nga Lezha i cili prej 6 vitesh jeton dhe punon në Vlorë. Puna si përgjegjës dhe teknik kompjuterash në tragetin e Linjës Vlorë –Brindizi, i kushton shumë orë lundrim.

Si banor i ri në qytetin e Vlorës, ai filloi të kerkonte shtëpi me qira për të jetuar në qytetin bregdetar dhe mosgjetja e një alternative që i plotësonte kriteret e shtëpise që ai ëndërronte, i  krijonte stres e parehati.

Shtëpite që shikonte dhe jetoi për periudha të caktuara, herë i përkisnin zonave periferike, ose herë të tjera qiraja ishte e larte. Me pak fjalë, jo pak herë kushtet e shtepisë nuk ishin ato që Alerini dëshironte të kishte në ambientin e banimit.

Në morinë e aprtamenteve që ai pa, alternativat ku e gjente veten komod për të jetuar ishin vetëm për shitje dhe jo për qiradhënie, çka e futi në mendime Alerinin, se zgjidhja më e mirë për të ishte blerja e një aprtamenti edhe pse të ardhurat që i duheshin për të, nuk i zotëronte të tëra.

  • Pas vitesh në shtëpi me qira, vendosët të merrni një kredi për shtëpi. Si u informuat per kredinë që ofron TIRANA BANK?

Kërkoja një shtëpi me qira, dëshiroja të kisha hapësirën e nevojshme, pamje nga qyteti dhe një ambient të ngrohtë. Shtëpia e duhur nuk jepej me qira por shitej.

Paratë nuk i kisha të gjitha ndaj më duhej të negocioja për një kredi… Tirana Bank në atë moment kishte një fushate reklamash ku “Beni bëri zgjedhjen qe unë po mendoja” (qesh), kështu që mendova se tani ishte momenti, kjo ishte zgjidhja e duhur.

  • Ju jeni interesuar dhe ne banka të tjera për të njëjtin produkt, pra kredi për shtepi? Pse vendoset ti besonit Tirana BANK?

Secili nga ne, llogaritë i bën sa fitoj dhe sa humbas nëse zgjedh një alternativë kundrejt një tjetre. Në Tirana Bank shërbimi dhe interesi ishin më të mirët e tregut bankar.

  • A është kësti mujor i përballueshëm për të ardhurat tuaja mujore? Sa paguanit më herët për qiranë?

Më herët, paguaja 20.000 mijë lek qira në muaj dhe për tre vite kam humbur 3.6 milionë lek të vjetra. Sot, paguaj këst 3,000 lek më shumë në muaj por, shtëpia është e imja dhe jam plotësisht i kënaqur me kushtet që kam dhe pagesën mujore.

  • Cilat janë benefitet e të blerit të një banesë nëpërmjet kredisë?

Më pare, kreditë më dukeshin sforco, por, gjykoj së për këdo që ka të ardhura mesatare, një punë të sigurt dhe vizion të qartë, është zgjidhja e duhur. Tani kam një shtëpi, rehatia e të cilës, më beë të buzeqesh pas çdo dite të lodhshme.

Tv, laptopin dhe sendet personale i kam të sistemuara sipas dëshirës dhe shijes sime.

Muret nuk kanë lagështirë dhe e fejuara ime e konsideron strehën tonë të dashurisë.

Një shtëpi të ndihmon të planifikosh të ardhmen mbi baza të sigurta.

  • Mendoni se keni marrë vendimin e duhur apo në ndonjë moment keni pasur pendesë, e keni menduar se do të ishte më mirë të vijonit të qëndronit në shtëpi me qira?

Kam shtëpinë time, paguaj sa qeraja dhe jetoj në pronën time. Kjo është diçka për të cilën është e pamundur të pendohesh . Ishte absolutisht zgjidhja e duhur për nevojat e mia financiare.

  • Çfarë do t’u këshillonit familjeve të reja në kërkim të mundësive për blerjen e një banese?

Hiqni dorë nga pagesat e qirave, gjeni një shtepi që ju pëlqen dhe përshtatet dhe blijeni atë me këste sa qiraja mujore. Kjo është një mundësi e artë. Mendoni vetëm se paratë e qirasë së çdo muaji i humbisni pa i investuar për veten dhe familjen tuaj. Mos harroni se planifikimi fillon nga shtëpia, streha e sigurt e gjithësecilit!