AKTUALITET, 8 Prill 2019, 14:20

Pas akuzave të presidentit, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Trump gjen menjëherë zëvëndësuesin

Pas akuzave të presidentit, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë

Nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, sekretarja Kirsten Nielsen paraqiti të dielën dorëheqjen e saj nga administrata e Presidentit Donald Trump.

“Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirsten Nielsen do të largohet nga pozita e saj dhe unë do të doja ta falënderoj atë për shërbimin e saj”, tha Trump një natë më parë.

Ai njoftoi se komisioneri i SHBA për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve Kevin McAleenan do të jetë sekretar i veprimit.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kevin McAleenan, Komisioneri i tanishëm i SHBA për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve. Kam besim se Kevin do të bëjë një punë të madhe!”, tha Trump.

Kirsten Nielsen u akuzua nga Trump se nuk po bënte si duhet punën e saj pasi emigrantët e paligjshëm sipas tij po futeshin në numër të madh në SHBA.