AKTUALITET, 8 Prill 2019, 13:46

Ballsh, vrau gruan dhe kunatën, Gjykata i jep kujdestarinë e fëmijëve dajës

Ballsh, vrau gruan dhe kunatën, Gjykata i jep kujdestarinë e

Gjykata e Fierit ka zgjidhur çështjen e kujdestarisë për dy fëmijët e Gazmend Mustës, i cili në fillim të janarit të 2019 ekzekutoi me armë gruan dhe kunatën e tij në Ballsh.

Kujdestarinë mbi dy fëmijët e Gazmendit e ka fituar daja dhe jo gjyshërit e fëmijëve, duke rrëzuar kërkesën e gjyshërve Bedri dhe Lumturie Mustës, prindërve të Gazmend Mustës.

Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Vlore, afat ky që fillon nga dita e nesërme.