AKTUALITET, 8 Prill 2019, 13:50

Maskat e armatosura grabisin biznesmenin në Fushë-Krujë/ EMRI

Maskat e armatosura grabisin biznesmenin në Fushë-Krujë/ EMRI

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në banesën e biznesmenit Isuf Çela 65 vjeç, në zonën e SMT-së.

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit duke i marrë një sasi parash, por ende nuk dihet shuma.

Çela ka një biznes privat për rregullimin e elektorshtëpikave.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.