TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë në konferencën e përbashkët me homologun çek, Jan Hamáček, se Policia e Shtetit është tejet e angazhuar për të goditur krimin.
Lleshaj tha se po merren masat nga të gjitha institucionet përgjegjësi që krimi të marrë fund në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.
“Situata e sigurisë në vend është në parametra të mirë, nëse i referohemi shifrave. Në të njëjtën kohë jemi të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivel maksimal. Në Shkodër po merren masa të forta nga policia, por jo vetëm.
Po punojmë fort në Shkodër, Policia, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, po bëhet një qasje shumë e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit, të marrim goditje nga të gjitha krahët, të marrë fund një herë e mirë në Elbasan, Shkodër, Vlorë etj,”-tha Lleshaj.