AKTUALITET, 8 Prill 2019, 13:58

Dokumenti/ PS shkon e vetme drejt zgjedhjeve të Qershorit, dorëzon kërkesën në KQZ

Në një kohë kur zgjedhjet lokale të 30 Qershorit janë vënë në pikëpyetje për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, Partia Socialiste ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrim.

Shkresa mban firmën e Blerina Gjylametit, e cila është sekretarja për koordinimin elektoral në PS.

Afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e Qershorit përfundon në 21 Prill, ndërsa deri më tani nuk është regjistruar asnjë prej partive opozitare.

Ndërkohë PD dhe LSI këmbëngulin se zgjedhjet lokale nuk do të mbahen, sa kohë që qytetarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes.